Trajneri i Shqipërisë, Silvinjo foli në konferencë për shtyp në prag të ndeshjes me Andorrën.
Tekniku brazilian deklaroi se është në favor të futbollit, pa pasur nevojë për shumë faulle, siç ndodhi në Europian.
I pyetur nëse shikon mungesë impenjimi në ndonjë lojtar, Silvinjo tha se në rast se kjo do të ndodhte, ai do të ishte i pari që do i kërkonte të largohej. Si shembull, ai tregoi sakrificën e Ardian Ismajlit.
“Në futbollin e sotëm ka disa rregulla, ku faulli më i vogël ndëshkohet me karton të verdhë. Unë jam në favor të futbollit. Në Europian kishim një mbrojtje të mirë, pa pasur nevojë të shkaktojë faulla për të ndaluar lojën.
Ndiej që lojtarët duan të bëjnë më të mirën me ekipin. Varet nga momenti i lojtarit dhe ndeshjes. Përgjithësisht zgjedh lojtarët që janë në gjendje më të mirë. Do isha i pari që do e largoja një lojtar, nëse e shikoj që nuk është i gatshëm për ekipin. Ia kam thënë edhe lojtarëve në takimin e fundit, që duhet të sakrifikojmë më shumë. Ismajli kishte një problematikë në stërvitje dhe nuk është gati për ndeshjen. Ai ka një dëshirë dhe zemër të madhe për të qenë pjesë e ekipit”, deklaroi Silvinjo.
Ndeshja mes Shqipërisë dhe Andorrës, do të luhet në “Arena Kombëtare”, ndërsa transmetohet ekskluzivisht në TV Klan.
/tvklan.al