Mungojnë reagentët, QSUT nuk i bën analizat të sëmurit me tumor

Posta

Mungojnë reagentët, QSUT nuk i bën analizat të sëmurit me tumor

21:04 07/11/2018

Më 3 Tetor emisioni “Stop” në Tv Klan transmetoi rastin e Gëzim Doçit, i cili kurohet me tumor në kokë. Çdo vit ai duhet të kryejë 9 analiza, por që nga muaji Maj ka bërë vetëm 5. Për të tjerat mungojnë reagentët.

Gëzim Doçi:

Unë jam i sëmurë, jam invalid i grupit të plotë, kam bërë dy ndërhyrje kirurgjikale dhe nuk mi bëjnë analizat. Bëhet fjalë për 9 analiza që i kam të përhershme për t’i bërë çdo vit dhe nga 9 që në Maj më kanë bërë vetëm 5. Arsyeja është që thonë nuk kemi reagentë.

Gazetarja e Stop shkoi vet në QSUT për të verifikuar mungesën e këtyre reagentëve.

Specialistja 2:

Po nuk ka pra! Nuk kanë ardhur akoma. Fol te dhoma 3.

Mjekja laborante:

Jo nuk kanë ardhur! Po të kishin ardhur unë do t’ju kontaktoja, se unë e kam numrin e Gëzimit. Dhe i kam thënë që në momentin që unë do të kem informacionin më të vogël që këto reagentë, ka ardhur furnizimi në depon e laboratorit, do ta kontaktojmë që të vijë t’i bëjë.

Mungesa e këtyre reagentëve i detyron pacientët që të shkojnë për analiza në spitalet private. Mirëpo fatura është e kripur. Konkretisht, analizat që duhet të bëjë z.Gëzim Doçi kushtojnë plot 255 mijë Lekë të vjetra.

Për këtë arsye, Gëzim Doçi ka një apel për shtetin:

Këto analiza që janë për t’u bërë, mos na sorollatin kot laboratoreve sepse nuk kemi lekë për t’i bërë.

Gazetarja e “Stop” dhe Gëzimi u rikthyen në QSUT për analizat e këtij të fundit. Jo vetëm që reagentët nuk kanë ardhur, por edhe medikamentet, që merrte me rimbursim, janë hequr nga lista.

Drejtoresha: Si kaluat?

Qytetari:

Mirë si kalove ti?

Drejtoresha: Juve numrin e keni lënë tek laboratori për analizat që do të merret reagenti.

Qytetari:

Po ka që në Maj që e kam lënë.

Drejtoresha: E di, e di zotëri! Po nuk ka ardhur akoma!

Qytetari:

S’ka ardhur reagenti?

Drejtoresha: Jo! Të jeni i sigurtë që sapo të vijë do t’ju lajmërojmë.

Qytetari:

Shteti shqiptar, në qendër të Shqipërisë mos me i ba analizat një të sëmuri me tumor në kokë që në Maj?

Drejtoresha: Shteti shqiptar nuk është vetëm QSUT-ja, ka dhe ambulanca të tjera. Ju thashë, keni kaluar te ambulancat e tjera?

Qytetari:

S’ka reagentë? Ka a s’ka? Më thuaj mua po, jo? T’i baj, s’ti baj!

Drejtoresha: Për momentin nuk kemi!

Qytetari:

Hë në rregull

!

Drejtoresha: Do të njoftoheni sapo të vijnë.

Cilësia e ilaçeve është një tjetër problem, me të cilin përballet Gëzimi dhe të gjithë të sëmurët, ndaj të afërmit ia sjellin medikamentet nga Belgjika.

/tvklan.al


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi