Në emisionin “Stop” shumë banorë të Laçit janë ankuar, se në qytetin e tyre, nuk ka gjinekolog. Gazetarja e programit shkoi atje dhe kërkoi ndihmë, duke pretenduar madje, se ishte shtatzënë.

Gazetarja: Përshëndetje! Si jeni?

Infermierja: Mirë! Si jeni ju?

Gazetarja: Ka pacientë sot?

Infermierja: Jo!

Gazetarja: Ska ëë… Po në fakt, doja të bëja një kontroll gjinekologjik! A mund ta takoj pak gjinekologun?

Infermierja: Gjinekologia është me leje lindje.

Gazetarja: Është me leje lindje, po si i bëhet?

Infermierja: Tani, më shumë nuk kam të drejtë, me t’u përgjigj unë. Më vjen keq, unë jam thjeshtë infermiere.

Gazetarja: Nuk ka asnjë, nëse dua të bëj një kontroll, diçka? Se mua më kanë kap pak dhimbjet, se jam dy muajshe.

Infermierja: Po  kishe probleme të nisim në Lezhë…

Erisa Gjoni nga burimet njerëzore tha, se gjinekologia vetë është me leje lindjeje, që nga data 14 Mars dhe ka një raport 63 ditor. Ajo thotë, se janë bërë shumë kërkesa për gjinekolog, por nuk ka zgjidhje. Në këto kushte, gratë shtatzënë i drejtojnë për në Lezhë.

Erisa Gjoni:

Gjinekologia Esmeralda Caka mungon nga data 14 Mars e këtej, pasi është me leje, barre lindjeje, e cila na ka paraqitur dhe raportin 63 ditë. Ne si institucion kemi bërë kërkesat tona për mundësimin e një mjeke tjetër gjinekolog, gjë që ka qenë deri tani e paarritshme, por jemi në tratativa për të marrë një mjek tjetër për të kryer shërbimin. Deri në rikthimin e saj. Ndodhemi në faktin që nuk ka asnjë gjinekolog, po siç dihet mungesa e mjekëve është një fakt që nuk mund ta mohojmë.

E pyetur se çfarë ndodh me këto nëna që janë shtatzënë në muajin e fundit, zonja Gjoni tha:

Zbatohet sistemi i referimit të cilat marrin rekomandimin nga mjeku i familjes, firmoset nga mjeku nëndrejtori teknik, në mungesë të mjekut, vuloset në spitalin tonë dhe më pas nisen në Spitalin Rajonal të Lezhës. Por ne na ka penalizuar mungesa e një salle operacioni, spitali jonë nuk ka pasur kurrë sallë operacioni.

/tvklan.al