Futbollisti i Kombëtares së Kosovës dhe Lacios, Vedat Muriqi, ka rezultuar pozitiv me COVID-19.
Mediat vendase shkruajnë se tashmë ai duhet të presë në shtëpi disa ditë që të shërohet dhe më pas të debutojë me lacialët.
Të gjithë ata që prisnin Muriqin në fushën e blertë, tashmë duhet të presin të paktën dy javë. Sulmuesi nuk ka asnjë simptomë, por sërish i duhet të qëndrojë në izolim.
Kreu i sulmit të Kosovës u transferua tek Lacio këtë verë, pas shumë negociatash. Më herët ai ka qenë pjesë e skuadrës së Fenerbaçes në Turqi./tvklan.al