Vedat Muriqi mund të largohet nga Mallorca. Për sulmuesin e Kosovës, ka interesime të rëndësishme nga Superliga turke, aty ku ka luajtur edhe në të kaluarën.

Sipas raportimeve nga mediat turke, Muriqi është kthyer në një objektiv të Galatasaray-t. Dëmtimi i Mauro Icardit, ka bërë që drejtuesit të mendojnë për një lëvizje në merkaton e janarit.

Muriqi, i cili në të kaluarën ka qenë pjesë e Fenerbahce, pëlqehet shumë nga Galatasaray dhe do të provojnë ta afrojnë në merkaton e dimrit.

Sulmuesi ka kontratë të vlefshme me Mallorca-n deri në Qershor të vitit 2027 dhe mbetet të shihet nëse spanjollët do të pranojnë të heqin dorë nga shërbimet e tij apo jo. /tvklan.al