Eddie Murphy do të bëhet baba për të 10-tën herë. Paige Butcher do të sjellë në jetë fëmijën e dytë me aktorin, në dhjetor të këtij viti. Ata janë në një lidhje prej 6 vitesh dhe kanë një vajzë dy vjeç.

Eddie ka dhe 9 fëmijë të tjerë, por me gra të ndryshme. Ai u bë baba për herë të parë në vitin 1989 nga ish e dashura e tij, Paulette McNeely.

Më pas në vitin 1990  lindi djali i tij i dytë me një tjetër femër. Komediani pati një lidhje dy-vjeçare me Nicole Mitchell, këngëtaren e jazz, me të cilën solli në jetë pesë fëmijë.

Më pas u lidh më këngëtaren e “Spicy Girl”, Mel B, cila lindi një vajzë. Në atë kohë pati debate të shumta me këngëtaren, pasi aktori nuk pranonte atësinë e fëmijës.

Edhe pse ai tanimë është 57 vjeç, duket se mosha për të është thjesht një numër kur vjen puna për të patur fëmijë.

Klan Plus