Sipas shkencëtarëve të kalosh menopauzën do të thotë që mushkërive t’u shkaktosh të njëjtin impakt si të pish 20 cigare në ditë për një dekadë. Ata thonë se ndryshon aftësinë e mushkërive për t’u zgjeruar dhe për të nxjerrë jashtë ajrin.

Kjo mund t’i bëjë gratë e moshës së mesme të cilat e kanë kaluar menopauzën të kenë probleme me frymëmarrjen. Disa shkencëtarë nga Norvegjia, zhvilluan një studim ku përfshihej matja e madhësisë të mushkërive të 1438 grave mes moshave 25-48 vjeç.

3AF5EF0600000578-3993916-The_menopause_speeds_up_the_decline_in_the_lungs_ability_to_expa-a-82_1480681797370

Asnjëra nga pjesëmarrëset nuk kishte hyrë në fazën e menopauzës dhe u ndoqën për studimin 20 vite. Ata gjetën se madhësitë e mushkërive të femrave që kishin hyrë në fazën e menopauzës ose e kishin kaluar atë, ishin më të minimizuara seç pritej.

Shkencëtarët u shprehën se efektin e menopauzës në dëmtimin e mushkërisë, mund ta krahasonin me pirjen e 20 cigareve në ditë për 10 vite./tvklan.al