Miliona insekte “pushtuan” bregun lindor të gadishullit Kamçatka në Rusi. Pamjet tregojnë një “tornado” të mushkonjave që vërtitet në zonë. Tufat e insekteve kanë shqetësuar banorët e zonës.

“Nuk ishte përvojë e këndshme, mezi po shikoja rrugën. Nuk guxoja as të hapja dritaren”, tha banori i cili ka filmuar tufat e mushkonjave nga brenda makinës.

Ekspertët, duke komentuar këtë fenomen, kanë thënë se nuk ka asgjë shqetësuese. Sipas tyre, janë mushkonja meshkuj që grumbullohen rreth femrës për t’u çiftuar, të cilët theksuan se mushkonjat e gjinisë mashkullore “nuk sulmojnë njerëzit”.

Banorët vendas thonë se janë mësuar me këtë fenomen, por që këtë vit është bërë më shqetësues. Tufa të ngjashme të insekteve u panë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës vitin e kaluar. /tvklan.al