Themeluesi i kompanisë Tesla, Elon Musk, ka vënë në dyshim saktësinë e testeve të COVID-19. Musk ka pretenduar se ai doli dy herë pozitiv dhe 2 herë negativ brenda një dite.

“Diçka jashtëzakonisht false po ndodh. U testova për Covid katër herë sot. Dy teste u kthyen negative, dy u kthyen pozitive. E njëjta makinë, e njëjta provë, e njëjta infermiere. Test i shpejtë i antigjenit nga BD”, është shprehur Musk në një postim në Twitter.

Ndërsa Becton Dickinson, furnizuesi kryesor i testeve të Covid-19, kishte deklaruar në Shtator se ishte duke hetuar disa raste nga shtëpitë e pleqve në SHBA, ku pajisjet e tij për testim të shpejtë, kishin dhënë rezultate pozitive të rreme.

Edhe nga Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave, në fillim të këtij muaji, kane deklaruar se po paralajmëronin stafin e laboratorëve klinik dhe ofruesit e kujdesit shëndetësor se rezultate të rreme pozitive mund të ndodhin me testet e COVID-19./tvklan.al