Musliu2Ka ngjallur reagime të ashpra deklarata e Kryetarit të Kuvendit Komunal të Bujanovcit, Jonuz Musliu, se “edhe Lugina e Preshevës duhet të jetë pjesë e Kosovës” për portalin në internet “Presheva Jonë”.

Nga Beogradi, Aleksandër Vulin, ministër në largim për Kosovën në qeverinë e Serbisë e komentoi deklaratën e Musliu si rrezik për integritetin territorial të vendit. Ai ftoi komunitetin ndërkombëtar që ta dënonte me forcë këtë deklaratë dhe të distancohej nga kjo sjellje.

Sipas Musliut zhvillimet më të fundit në Krime lehtësonin procesin e bashkimit të tre komunave shqiptare në jug të Serbisë me Kosovën, pasi për këtë qëllim është mbajtur edhe një referendum në mars të 1992.

Sipas tij “Lugina e Preshevës gjatë historisë ka qenë pjesë integrale e Kosovës dhe është ndarë prej saj në vitet 1945-1956 nga komunistët jugosllavë, në shkëmbim të dy komunave në veri të Kosovës – me Leposaviqin dhe Zubin Potokun”.

Ndërsa kryeministri Hashim Thaçi, në një intervistë për “Business Neë Europe” është shprehur se mes Krimesë dhe Kosovës nuk mund të bëhet asnjë paralelizëm.