Isa Mustafa, kryeministri i Kosovës, është shprehur se në dialogun me Brukselin, qeveria e Kosovës do të kërkojë kompesim për dëmet që i ka shkaktuar Serbia gjatë luftës.

Siç raporton Klan Kosova deklarat e shefit të qeverisë erdhën pas pyetjes së deputetes Alma Lama në lidhje me këtë problem, gjatë seancës plenare.Duke theksuar se kjo çështje diskutimi është paralajmëruar në dialogun e Brukselit ai e cilësoi si një një prej temave që kanë peshën më të madhe.

“Çështja e kompensimeve  të luftës që përfshijnë edhe plaçkitjen e pensioneve, plaçkitjen e kursimeve bankare sidomos ato revizore dhe kthimet e tyre, dëmshpërblimet e drejtpërdrejta në pronat publike dhe private do të jenë tema që do të kërkojmë që të trajtohen në dialogun e Brukselit,” – u shpreh Mustafa.