Isa Mustafa, Kryeministri i Kosovës, ka shpallur sot publikisht sfidën e  radhës me të cilën do të përballet Kosova, atë të përmbushjes së kritereve për anëtarësimin Bashkimin Evropian dhe në NATO.

Në një postim në Facebook, Mustafa ka shkruar se Kosova ka të gjithë gjitha vlerat për t’u bërë pjesë e këtij bashkimi shtetesh dhe kombesh të lira. Por, sipas Kryeministrit të Kosovës, vendi duhet të dëshmojë vullnet dhe fuqi për të luftuar korrupsionin e krimin e organizuar dhe për të vendosur ligjin.

“Tash që kemi nënshkruar dhe kemi filluar të zbatojmë Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit dhe pasi kemi përmbushur të gjitha kriteret, kemi marrë rekomandimin e Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave e presim të marrim datën e lirisë së lëvizjes në Zonën Schengen, aspiratat tona shkojnë duke u rritur. Kosova është tashmë pjesë e UEFA dhe shpejt edhe e FIFA. Unë e shpall sot publikisht betejën e radhës, atë të përmbushjes së kritereve për anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian dhe në NATO.”,

shkruan Mustafa./tvklan.al