Mustafa Nano përplaset në “Opinion” me juristin Braho

Mustafa Nano përplaset në “Opinion” me juristin Braho

23:52 09/09/2019

Analisti Mustafa Nano dhe avokati Ledio Braho janë përfshirë në një debat mes tyre, mbrëmjen e kësaj të hënë në emisionin “Opinion” në Tv Klan të gazetarit Blendi Fevziu. Sipas Nanos,  Presidenti Ilir Meta duhet të shkonte në polici menjëherë pas marrjes së informacionit të klasifikuar se në 8 Qershor do digjej Kuvendit. Por kjo gjë është kundërshtuar nga juristi, Braho i cili tha se institucionet nuk janë funksionale dhe nuk mund të bëhen kallëzime sa për formalitete.

Mustafa Nano: Unë e besoj Metën kur thotë se ka një dokument të klasifikuar sekret.

Robert Rakipllari: Sepse ai do ta çojë në Parlament, e tregoi dokumentin….

Mustafa Nano: E thotë sepse do ishte budalla nëse të mos e kishte dhe ta thoshte. Ju  bëj thirrje që të bien dakord për një gjë. Një President në çdo lloj vendi, normal, anormal nëse e merr një informacion të tillë, Pyetja është çfarë bën një President? Ndryshon një dekret që e ka nxjerrë një herë? Jo, një President, bën gjëra të tjera.

Ledio Braho: Çfarë mund të bënte Presidenti?

 Mustafa Nano: Duhet të shkonte në polici, prokurori…

 Ledio Braho: Ku të shkonte tek policia e ministrit të Brendshëm?

Robert Rakipllari: I ka shkuar i njëjti informacion policisë…

Mustafa Nano:  Këto janë institucionet e vendit, ore zotëri….çfarë juristi je ti?

Ledio Braho: Institucion është Gjykata Kushtetueses që nuk ekziston sot, ai është institucioni që përgjigjet. Nuk është institucion Prokuroria dhe Ministria e Brendshme

 Mustafa Nano: Ma jep kënaqësinë të flas me një jurist përballë…po më duket si..

Ledio Braho: Nuk ka rëndësi të krijosh përshtypje…

Mustafa Nano: Nuk them përshtypje, thashë më jep kënaqësinë…

Ledio Braho: Unë të bëra një pyetje ku të shkonte Presidenti dhe ju më thoni në polici. Dakord nëse ishte për të shkuar në polici të shkonte…

Mustafa Nano: Dëgjo këtu ka disa institucione, legjitimitetin e të cilave mund ta verë në diskutim kushdo, por ato janë aty dhe janë legjitime.

Ledio Braho: Po Gjykatën Kushtetuese që nuk e kemi fare?

Mustafa Nano: Po se kemi pra…çfarë ti bëjmë?

Ledio Braho: A se kemi dhe të shkojmë në Prokrurori, në KQZ, Kolegj Zgjedhor?

Mustafa Nano: Që nuk kemi Gjykatë Kushtetuese dhe gjykata të tjerët janë fajtorë të dy palët sepse me 140 vota kanë miratuar platformën e një reforme, janë të dyja palët. Por në rrethanat që jetojmë ne, kjo është Shqipëria që jetojnë ne, në terma institucionalë, kjo është. Presidentit i vjen një informacion i klasifikuar, e paskan dhe të tjerët, çfarë duhet të bëjë? Ka mendim të mirë apo jo ai për disa institucione punë e madhe, është opinion e tij. Këshilli i Sigurisë është e aty dhe mblidhet nga ai, Policia e Shteti është kjo që është, mund të jetë kriminale, e oligarkëve, por është kjo që është Dhe një President i Republikës është kësaj Republike dhe jo i një republike imagjinare.

Ledio Braho: Ne nuk po flasim për të bërë kalime për formalitet. Nëse është për formalitet kemi Komision hetimor siç e pamë  sot (9 Shtator).

Mustafa Nano: Ky është Presidenti i kësaj Republike konkrete që ne jetojmë…me këto institucione./tvklan.al

Të ngjashme
UKT