Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka folur pas takimit me Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limajn.

Në një deklaratë për mediat, Mustafa tha se nëse nuk do të ketë kompromis për zgjedhjen e Presidentit vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Nëse pajtohen partitë tona, nëse s’pajtohen shkojmë në zgjedhje po dështuam ta zgjedhim presidentin në afatin kushtetues”, tha ai.

Më tej ai u shpreh se nuk kanë asnjë marrëveshje deri tani për Presidentin, ndaj dhe nuk mund të kërkojnë votat në Kuvend.

As për Haradinajn, as për një kandidat tjetër sepse s’kemi marrëveshje të tillë. Atëherë i kam kërkuar votat e deputetëve të LDK-së mbi marrëveshjen që kemi patur dhe për këtë kam patur edhe shumicën e partisë”, shton Mustafa./tvklan.al