Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka numëruar disa nga arritjet më të mëdha të qeverisë së drejtuar prej tij.

Me anë të një postimi në profilin e tij në Facebook, kreu i qeverisë shkruan se koalicioni PDK – LDK, është qeveria e vendimeve të mëdha.

Ndër arritjet më të mëdha, Mustafa thekson reformat në ekonomi, finalizimin e MSA, rekomandimin për liberalizimin e vizave etj.

“Qeveria e koalicionit është qeveri e vendimeve të mëdha: Bëmë reforma të fuqishme në ekonomi. Kemi rritjen më të madhe ekonomike në rajon, rritëm pagat, pensionet, rritëm asistencën sociale, finalizuam MSA-në, morëm rekomandimi për liberalizimin e vizave, Kosova u pranua në UEFA dhe FIFA, Rritëm përkrahjen për komunat… 

Deçani konfirmon rezultatet ((nga shënimi i 26 vjetorit të LDK-së në Deçan)”, shkruan Kryeministri Kosovës në postimin e tij.

/tvklan.al