Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, tha të shtunën mbrëma se qëndrimi i zonjës Osmani për KQZ-në, flet se “ajo është një ushtruese krejtësisht e papërgjegjshme e rolit që ushtron”.

Ai shkroi se nga ushtruesja e detyrës është pritur të mbrojë aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, të mbrojë zbatimin e ligjit dhe të mbrojë institucionet e pavarura.

Ajo në petkun e ud Presidentes po abuzon përmes sjelljeve rebele dhe për interesa të saje të reja partiake në VV. Është e palejueshme dhe e turpshme që ud Presidentja t’iu kërcënohet institucioneve të pavarura. Kjo çfarë paralajmëron ud Presidentja e Kosovës sot dhe sjellja e Vetëvendosjes është alarm për demokracinë dhe shtetin e Kosovës. Me ketë sjellje, ajo nuk meriton as një orë të jete në Presidencë”, shkroi zoti Mustafa në llogarinë e tij në Facebook.

Reagimi i Mustafës erdhi pasi më herët Osmani kritikoi vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për moscertifikim e listave të kandidatëve të disa partive politike për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 Shkurtit.