Mbrojtësi shqiptaro-gjerman u votua nga kolegët e Bundesligës për performancën negative të Schalke 04

Mbrojtësi shqiptar-gjerman Shkodran Mustafi u votua si dështaku i sezonit nga yjet e Bundesligës. Që kur mbrojtësi 29-vjeçar u largua nga Arsenali, karriera e tij nuk është përmirësuar.

Ai u transferua tek ekipi i Shalke 04 deri në muajin Shkurt dhe qëllimi ishte të ndihmonte ekipin gjerman, që po kalonte një moment të vështirë në kampionat. Edhe tek “Topçinjtë” ai ishte larg pritshmërive e për këtë arsye drejtuesit vendosën që ta linin të ikte.

Shlake 04 ra nga kategoria për herë të parë në 30 vite dhe e mbylli sezonin me vetëm 16 pikë në 34 takime. Revista gjermane sportive “Kicker” si çdo fund sezoni dha çmimet për lojtarët më të mirë dhe më të këqij, ku janë vetë lojtarët profesionistë ata që votojnë.

Futbollisti i vitit u shpall Robert Levandovski me 74% të votave. Kurse Mustafi u votua si “lojtar i vitit i rënë nga kategoria” ku mori 13.3% të votave. Pas 3 muajsh te Shalke, ai e gjen veten pa ekip.

Klan News