Gjykata e Tiranës ka liruar 4 nga 7 personat e arrestuar të enjten në Tiranë, të akuzuar për shfrytëzim prostitucioni.

Trupi gjykues ka vendosur të lirojë dy vajzat 24 dhe tjetra 27 – vjeç, të cilat akuzohen për ushtrim prostitucioni, duke dhënë masën “detyrim paraqitje.

Të njëjtën masë sigurie morën edhe dy klientët, ndërsa për tre tutorët Nik Gjonikaj, Besnik Manka dhe Bledian Nurja, gjykata caktoi masën e sigurisë “arrest më burg”.

Për dy vajzat dhe dy klientët, më herët, prokuroria kishte kërkuar “arrest me burg”.

Këta persona u arrestuan në kuadër të operacionit të koduar me emrin  “Mustang” , pas një hetimit disa mujor të prokurorisë, për një rrjet kriminal që merrej me shfrytëzim prostitucioni, duke siguruar vajza për klientët të ndryshëm, me çmime nga 100 deri në 300 euro në Vaqarr dhe në afërsi të Saukut.

Tv Klan