Mutacionet gjenetike mund të fshihen pas autizimit. Zbulimi është kryer falë inteligjencës artificiale dhe deri më sot shkenca nuk kishte dalluar një gjë të tillë. Në ADN-në periferike, ose në ato zona të gjenomës që nuk kontrollojnë prodhimin e proteinave, mendohet se është baza e autizimit.

Ky kërkim është i pari që vërteton se si mutacionet në genet jo kodifikues mund të shkaktojnë një problem kompleks në organizmin e njeriut. Kërkuesit e Universitetit Princeton kanë bërë testime duke përdorur inteligjencën artificiale për analizmin e gjenomës së 1790 individëve me autizëm, por edhe të familjarëve të tyre.

Çdo gen është analizuar deri në identifikimin e të gjitha mutacioneve. Studimi konsiderohet mjaft i rëndësishëm për kërkime të mëtejshme dhe është publikuar në revistën shkencore “Current Bilogy”.

Klan Plus