Pas 88 ditë mbyllje Vatikani, Milano dhe Roma presin vizitorët e parë

Pasi u mbyllën për 88 ditë që nga Nëntori për shkak të kufizimeve të koronavirusit, muzetë e Vatikanit, përfshirë kishën Sistine, hapën dyert për publikun vendas. Muzetë mesatarisht mbledhin rreth 23,000 vizitorë në ditë por pandemia e Covid 19 dhe variantet e reja kanë pezulluar të gjitha fluturimet.

Pasi qeveria italiane liroi kufizimet e Covid-19 në pjesën më të madhe të vendit – përfshirë Lazion, Romën dhe qytetin e Vatikanit muzetë e sapohapur u ofrojnë vizitorëve vendas mundësinë të shijojnë vepra arti të pashqetësuar nga turmat e zakonshëm të turistëve ndërkombëtarë.

Vizitorët do të kenë mundësinë që të shikojnë disa nga kryeveprat në galerinë Pinacoteca di Brera në Milano e cila është rihapur pas një vit mbyllje. Muzetë po shikohen si i vetmi atraksion ku njerzit të shikojnë disa nga veprat më madhështore të periudhës së Rilindjes.

Kryevepra Darka e Fundit tërhoqi më shumë se 445,000 vizitorë në 2019. Tani, grupe të vogla të kufizuar në 12 persona mbajnë  radhë çdo 15 minuta për të parë pikturën.

Klan News