Vizitorët e muzeut të “Guggenheim” në New York shumë shpjet do të mund të “lirohen”, duke përdorur një tualet të gjithin prej floriri.

Është artisti italian Maurizio Cattelan, 55 vjeç, i cili ka realizuar punimin prej floriri 18-karatësh, që është tërësisht funksional.

italiani

Vepra e artit do të instalohet në 4 Maj, në tualetin publik të muzeut të “Guggenheim”, duke zëvendësuar një prej tualeteve prej porcelani, në një banjo unisex.

Vizitorët që do të shkojnë në muze, do të mund kryejnë nevojat e tyre personale, për herë të parë në jetë në një tualet të florinjtë.

muzeu

“Ju mund të mbyllni derën dhe të shijoni ekperiencën tuaj duke e parë, apo duke e përdorur atë”, ka thënë për “New York Daily News”, Molly Stewart një prej kuratorëve të muzeut.

Tualeti i florinjtë është krijuar për të evokuar ëndrrën amerikane dhe që ta bëjë këtë produkt ekstravagant, i cili  që mund të përballohet vetëm nga njerëz tmerrësisht shumë të pasur, të prekshëm për odo person.

Jemi të sigurtë që të shumtë do të jenë ata që do të mbajnë radhën./tvklan.al