Carlos Santana po performonte në koncertin e tij në Michigan

Një moment i frikshëm ka ndodhur gjatë një koncerti për Carlos Santana dhe fansat e tij, teksa muzikanti legjendar u rrëzua në skenë. Santana po performonte në Pine Knob Music Theatre, kur është rrëzuar në skenë dhe është dërguar në urgjencë.

Mediat bëjnë me dije se Santana kishte pothuajse 40 minuta në skenë. Duke kuptuar se diçka nuk ishte në rregull, dëshmitarët thanë se Santana u ul përpara baterive dhe më pas u rrëzua. Prej andej, një grup punonjësish nxituan në ndihmë të tij.

Në video shihet muzikanti i rrethuar nga personat që e ndihmojnë teksa ndodhet ende në skenë.

Fatmirësisht, Santana u kthye dhe ka përshëndetur turmën ndërsa po largohej me karrige me rrota nga skena. Një përfaqësues i Santana-s tha se 75-vjeçari ishte i kapluar nga lodhja, nxehtësia dhe dehidratimi. Ai u dërgua në një spital lokal për vëzhgim të vazhdueshëm, por përfaqësuesi i tij thotë se ndodhet në gjendje “të mirë”.

Klan News