Në Shqipëri artistët që luajnë muzikën baroke janë vetëm tre. Njëri prej tyre është Jusuf Beshiri. Prej 2014 ai mban në jetë të vetmin festival kushtuar këtyre tingujve…që jehojnë nga shekuj të shkuar.

Në të pestin vit përpjekje për ta çuar baroken kryesisht në ndërtesa të së kaluarës, sivjet klaviçembalisti bëri një zgjedhje tjetër. Interpretuesit janë studentë.

Është një muzikë që kërkon një vesh të mësuar me muzikën klasike që të bë dallimin kur orkestra luan barok e kur jo. Por kjo aftësi nuk e ka penguar publikun të jetë aty, madje të mbush një sallë me 200 vende që për festivale të tilla edhe jashtë vendit tonë është një arritje. Ata mund të ishin edhe më shumë nëse disa nga ndjekësit e ngjarjeve të tilla do të tregonin respekt për punën e bërë nga artistët.

Këshilla vjen për ditët e koncerteve në vazhdim në mbrëmje në Akademinë e Shkencave, të Shtunën në Vlorë për ta mbyllur të Dielën në Muzeun Etnografik të Beratit që përkon edhe me 10 vjetorin e shpalljes nga UNESCO, trashëgimi botërore.

Tv Klan