Virtuoz, i talentuar dhe shumë kërkues, ai është një ndër violinistët më të njohur jo vetëm në vend, por edhe në botë. Olen Cesari është një nga ata emra që na bëjnë krenarë në muzikë. Me performancat e tij kudo në botë, Cesari sëbashku me violinën e tij i dhuron publikut emocione të papërshkrueshme. Ai do të rikthehet për artdashësit në një shfaqje për të mos u humbur së bashku me grupin e tij “International Clandestine Orchestra”. Në datat 23 dhe 24 Prill në Pallatin e Kongreseve, në orën 19:00 do të organizojë një koncert për të mos u humbur.

Sot Olen Cesari ishte i ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan nga ku tregoi më shumë rreth koncertit të tij.

“Unë mezi po pres. Preferova ta bëjmë koncertin në mes të javës që njerëzit të kenë mundësi që fundjavat t’i shijojnë, të dalin për piknik apo plazh, thjeshtë të jenë të lirë. Ndihem me fat që bëj një punë që e adhuroj dhe që më çon në gjithë botën.

Në këtë koncert do të ketë edhe të ftuar specialë të muzikës, kërcimit apo humorit si: Kantautori i famshëm italian Alessandro Mannarino, yllin e muzikës italiane Edden, bateristin e famshëm Pepe Sanchez, Guo Gan kinezi më i famshëm në botë që i bie violinës kineze, aktorin e njohur të humorit Bes Kallaku, etj. Gjithashtu nuk do të mungojnë as ritmet latine”,

tha Cezari.

/tvklan.al