E bukura Anna Gjebrea feston sot ditëlindjen e saj të 13-të dhe gjithë familja u kujdes t’ia bënte asaj këtë ditë edhe me të bukur me urimet dhe dedikimet e tyre. Ardit Gjebrea ka zgjedhur fjalët më të bukura për të ia zbukuruar ditën speciale të mirës së tij.

“Gëzuar Ditëlindjen e mira ime dhe muzikë e paç gjithë jetën”, ka shkruar Gjebrea krahas fotos të së bijës.

Po ashtu, nuk kishin si të mungonin urimet e bukura nga Jon dhe Anila Gjebrea për të shtrenjtën e tyre.

“Gëzuar ditëlindjen dashuria Anna, bekime hyjnore nga Perëndia për ty. Bashkë me Jonin dhe babin të duam shumë dhe të kemi dritën e syve. Hapat e rrugëtimit tënd qofshin gjithmonë të drejtuara nga Perëndia”, ka shkruar Anila Gjebrea.

“Duke i uruar anëtares më të re të klubit të adoleshentëve një festë të mrekullueshme ditëlindjeje. Çdo sekondë e kësaj dite të mbushtë zemrën me lumturi. Shijoje çdo moment të jetës tënde adoleshente. Gëzuar ditëlindjen e 13-të! Te dua”, është shprehur Jon Gjebrea krahas fotos me të motrën./tvklan.al