Ka startuar mes atmosferës festive, muzikës e dhuratave, nata e shtatë e spektaklit Love Story në TV Klan.

Teksa kanë shijuar nga një gotë shampanjë, vajzat dhe Saimiri kanë vallëzuar nën ritmet e muzikës live, ndërsa kanë pasur të ftuar këngëtaren Kamela Islamaj.

Në një kupë qelqi ku brenda ndodheshin të shkruara disa këngë, 33-vjeçari shijoi një kërcim me Merin, Flavian, Arjanën dhe Enxhëllin.

Ai falenderoi këngëtaren për atmosferën e veçantë në vilën e tij.

Saimiri: Kamela kam dëgjuar shumë për ty por sot unë dhe vajzat kemi shansin që të përjetojmë një live. Shumë faleminderit që na e dhatë këtë mundësi dhe që na e zbukuruat mbrëmjen.

Këngën Love nga Frank Sinatra dua t’ia dedikoj Merit. Me këngën e radhës dua të ftoj në një vallëzim Arjanën. John Legend, “All of me”, e preferuara e Flavias.

Jo të gjitha vajzat kishin një mimikë të gëzuar kur shikonin konkurrentet e tyre të vallëzonin me Saimirin, por sidoqoftë ambienti festiv i gëzoi të gjitha./tvklan.al