Këngëtarët e njohur të muzikës shqiptare, Lindita Theodhori, Myfarete Laze dhe Kozma Dushi zhvilluan një intervistë të veçantë për programin “E Diela Shqiptare”, në Tv Klan.

Këngët e tyre vazhdojnë të dëgjohen dhe këndohen edhe në ditët e sotme nga brezi i ri.

Myfarete Laze shprehet se kjo është një kënaqësi e madhe dhe tregon se krijmtaria e tyre muzikore ka vlerë dhe ka arritur të kalojë brez pas brezi. Ajo shprehet se edhe sot në rrugë hasin në shikime dashamirëse dhe përqafime nga ana e publikut.

Ardit Gjebrea: Këngët tuaja sot janë bërë pjesë e repertorëve te klubeve të natës, ku këndohen edhe karaoke dhe besoj se nuk ka nga ata që nuk i dinë. Çfarë efekti ju bën ti dëgjoni të kënduara sot nga brezat e rinj?

Myfarete Laze: Kjo tregon se këngët tona po kalojnë nga brezi në brez, kjo tregon që krijmtaria jonë ka qenë e qëlluar, e goditur, me vlerë. Jetëgjatësia flet vetë, është kënaqësi.

Ardit Gjebrea: Ju keni mbajtur me duartrokitje gati 3 gjenerata, do i mbani dhe një të katërt?

Lindita Theodhori: Unë them se po!

Myfarete Laze: Po!

Kozma Dushi: Patjetër!

Lindita Theodhori:  Jeta pa muzikë do të ishte një gabim!

Ardit Gjebrea: Të ecësh me kohën është mençuri, si ja keni dalë ju?

Lindita Theodhori: Të respektosh veten është shumë e rëndësishme, është kyçi i të gjitha gjërave.

Myfarete Laze: Edhe të duash ta lëshosh nuk mundesh sepse kur del në rrugë has në shikime shumë dashamirëse, has në përqafime, dikush të prek dorën, dikush thotë ku jeni se u thamë për ju. Domethënë ne na mbajnë vetë, na mbajnë gjallë, përveç familjes, na mban gjallë dhe publiku jonë./tvklan.al