Në emisionin “Historia Ime” nga Mirela Milori në “Tv Klan” u trajtua tema e standardit të produkteve ushqimore që qarkullojnë në tregun shqiptar.

Të ftuarit në këtë pjesë ishin Azbi Arapi, Drejtor i Menaxhimit të Riskut dhe Koordinimit të Kontrollit Zyrtar, Granit Sokolaj, Drejtues i Qendrës “Alert” dhe Hasan Stafa, Drejtor i Zyrës për Mbrojtjen e Konsumatorit.

Sipas Granit Sokolaj, në 5 kampione mielli të testuar, ka rezultuar që nivelet e proteinave dhe mykotoksinave ndodhen në sasinë e lejuar të ligjshme, por janë në nivelin më të ulët të sasisë së nevojshme për prodhimin e bukës.

Kjo do të thotë se nuk kanë asnjë vlerë të lartë ushqyese, edhe pse nuk përbën asnjë rrezik për shëndetin e konsumatorit, por ky i fundit nuk merr nivelin e proteinave të cilin pretendon dhe as nuk mundet të ankohet pasi nuk ka mundësi ta konstatojë me anë të analizës.

Të gjithë llojet e miellit kanë mykotoksina që ndodhen në nivelet e lejuara, por në limitin e tyre.

Sipas përfaqësuesit të AKU-së, për të mbrojtur konsumatorin nga blerja e produktit bazë siç është buka në rastet kur është konstatuar eshtë prodhuar nga miell ëmbëlsirash dhe nuk arrin kriteret e përcaktuara, janë marrë masa administrative ndaj subjekteve. /tvklan.al