
Myrto Uzuni realizon sërish në Spanjë
13:05 06/02/2023
Ernest Muçi shënon me Legia Varshava
Myrto Uzuni ka shënuar sërish për skuadrën e tij, Granada në Ligën e dytë të Spanjës. Sulmuesi i kombëtares realizoi një gol të bukur ndaj Villareal B në fitoren 2-0.
Ky është goli i 15-të i Uzunit këtë sezon duke kryesuar renditjen e golashënuesve në kampionat.
Golin këtë javë e gjeti edhe Ernest Muçi me Legian e Varshavës në kampionatin polak.
Ky ishte goli i tretë sezonal për Muçin.
21-vjeçari pretendon një ftesë nga trajneri i ri i kombëtares Silvinjo.
Tv Klan