Myrto Uzuni shënon gol dhe feston si Ronaldo



Myrto Uzuni shënon gol dhe feston si Ronaldo

21:53 24/11/2020

Një lojtar i kombëtares shqiptare ka arritur të shënojë gol ndaj Juventusit në një ndeshje të vlefshme për Champions League.

Myrto Uzuni arriti të mposhtë Szczesny në minutën e 19 të takimit. Lojtari i kombëtares zgjodhi që ta festojë golin njësoj si kundërshtari i tij mbrëmjen e sotme, Cristiano Ronaldo.

Portugezi arriti ndërkohë të barazonte shifrat 16 minuta më vonë. Ferencvaros dhe Juventus janë në grupin G, së bashku me Dinamon e Kievit dhe Barcelonën./tvklan.al







Të ngjashme