Në 7 Mars ishim në njësinë 14, te pallatet “Santi Shpk”, në Tiranë, pasi Leonora Hasani, tregoi se jeton në Amerikë dhe vendosi të blejë një apartament në këtë zonë (Lexo më shumë).

Por komshia ngjitur i ka bërë një kabinë xhami, duke iu futur në ballkon. Nga viti 2017 deri në 2023-shin, Leonora nuk kishte dijeni për këtë situatë.

Kur u kthye, njoftoi specialistin dhe bashkinë, por iu tha se rasti nuk ishte kapur në flagrancë, ndaj dhe institucionet nuk kanë marrë asnjë masë.

Pas publikimit në “Stop” komshinjtë e kanë prishur ndërtimin pa leje, duke e kthyer ballkonin e vet dhe të denoncueses në gjendjen e mëparshme.

“Vetë komshia e rregulloi në vendin e vet, pas 3-4 ditësh”, tha gazetarja./tvklan.al