Gjatë bashkëbisedimit në Portin e Durrësit, një transportues parashtroi shqetësimet e tij ndaj kryeministrit Edi Rama. Fillimisht për sheshin e trageteve dhe moskoordinimin me efektivët e Policisë.
Pjesë nga diskutimi mes tyre:
-Unë kisha 2 shqetësime. Ta shikojë gjithë Shqipëria urdhrin për heqjen e skanerit, kjo për mua ka rëndësi. Na bëri nder! Me Drejtorinë e Doganave ligjet janë të përsosura, por nuk i zbatojnë këta.
Edi Rama: Tregohu konkret!
-Konkret jam unë! Një kamion ka ngarkuar për 3 qytete, për çfarë është kjo? Një kamion është, lekët i merr shteti.
-Edi Rama: Kjo është shumë teknike për mua.
-Shqetësimi i dytë është për sheshin e trageteve, nuk merr më shumë se 200 makina.
Edi Rama: Do durojmë dhe pak sa të kemi portin e ri.
– Jo ajo është urgjente, të paktën me zhavorr të spostohet pak gardhi…
Edi Rama: Po të na japësh ndonjë lek e bëjmë ne. (Qesh)
-Dhe e treta, puna e Policisë. Policia, do fillojë kap makina e sill këtu, nuk kemi 2 policë që të rrijnë aty dhe të përpunojmë, se ne kemi materiale të ndryshme.
Edi Rama: Marrëveshja për këtë do nënshkruhet.
Ministrja Delina Ibrahimaj: Drejtoria e Doganave dhe Policia do funksionojnë si një e vetme.
Më tej, ai vuri theksin edhe tek një pagesë ditore që sipas tij është tejet problematike.
“E di që një qytetar të vijë në Portin e Durrësit duhet të japë lekë për një zhdoganim?! Kjo s’bën, nuk është sens! Leje ditore personale”, tha ai drejtuar kreut të qeverisë. Ky i fundit iu përgjigj me humor: Ç’a është ky 600 lekëshi? Na vure para, t’i marrim me radhë! Tani të lutem, çfarë të të them?! Ky nuk është bulevard, që po vë tarifë. Këtu vihet për të marrë shërbime, jo për të ecur. Kjo infrastrukturë bëhet dhe mbi bazë tarifash, kështu funksionon në të gjitha vendet e botës.
Pika ku ranë dakord transportuesi dhe kryeministri ishte ajo për sjelljen e Policisë.
“Tani ajo gjëja që unë jam 1000% dakord me ty është te Policia, s’mund të thotë policia hajde në 7..Drejtor! Duhet të jetë këtu që të sigurohet që operacionet vijojnë pa ndërprerje. S’e cakton policia orarin se kur punon ai. Koordinimi i njësive është punë më vete”, tha Rama drejtuar Kreut të Policisë së Shtetit Ilir Proda.
/tvklan.al