Pushuesit dhe turistët shprehen se kjo rrugë ofron më shumë siguri

Pas më shumë se një muaji nga hapja e rrugës Kardhiq-Delvinë, ky segment është kthyer në zgjedhjen e të gjithë pushuesve që i drejtohen bregdetit të Sarandës.

Drejtuesit e automjeteve dhe turistët shprehen se rruga ka shkurtuar shumë distancën drejt rivierës së Jugut dhe mbi të gjitha ofron më shumë siguri

Rruga Kardhiq-Delvinë konsiderohet një nyje e rëndësishme që shkurton me rreth 45 minuta udhëtimin drejt Sarandës, duke shmangur kështu aksin e vjetër të Qafës së Muzinës. Kardhiq – Delvinë ka një gjatësi prej 33 km dhe pjesë e tij është edhe tuneli i Skërficës.

Klan News