Eneda Tarifa dhe Gent Lasku rrëfyen për “Aldo Morning Show” në Tv Klan detaje nga historia e tyre e dashurisë, por nuk hezituan t’iu përgjigjeshin edhe pyetjeve të vështira. Të dy kanë patur marrëdhënie të mëparshme prej të cilave kanë edhe fëmijë, ndaj vendimi për të qenë bashkë duhej të miratohej edhe nga fëmijët. Eneda dhe Genti shpjegojnë si e kanë përballuar këtë situatë.

Eneda Tarifa: Nuk jemi as të parët, as të fundit. Të gjitha marrëdhëniet dhe lidhjet e tilla, të dyta, të treta, nuk e di, përmbajnë vështirësitë e tyre, kanë perkursin e tyre, duan kohën e tyre. S’iu kemi fshehur gjë, s’iu kemi mbajtur gjë.

Gent Lasku: E kemi bërë gradualisht, normalisht.

Eneda Tarifa: Duke pritur që të na kuptojnë, duke iu treguar se sa e rëndësishme është jeta jonë, e secilit por mbi të gjitha sa të rëndësishëm janë ata më shumë se çdo gjë tjetër dhe që kjo punë të shkojë mirë, duhet mbi të gjitha që prindërit të ndihen mirë. Kështu që…

Gent Lasku: Fëmijët.

Eneda Tarifa: Mendoj që fëmijët na kanë marrë ashtu siç jemi, na kanë kuptuar, na kanë mbështetur.

Për të dy vështirësia ka qenë edhe nga presioni mediatik, lajmet e ndryshme që kanë qarkulluar duke aluduar për gjëra të paqena, ndaj çifti ka një përgjigje për të thënë të vërtetën e vet.

Gent Lasku: Ne nuk e kemi pasur shumë të lehtë me thënë të drejtën, por nuk kemi gënjyer kurrë dhe nuk jemi fshehur kurrë.

Eneda Tarifa: Na kanë kryqëzuar.

Gent Lasku: I kemi thënë në fillim jemi shokë, pastaj avash-avash…

Eneda Tarifa: Na kanë kryqëzuar, kanë thënë në fillim jo e ndau nga gruaja,  jo budallallëqe…

Aldo: E kam lexuar këtë, më vinte zor të ta thoja.

Eneda Tarifa: Ishim thjesht dy njerëz të vetmuar që…

Gent Lasku: Që ishim ndarë me kohë.

Eneda Tarifa: Që kishin mbaruar gjërat.

Gent Lasku: Kjo është e vërteta e pastër.

Eneda Tarifa: Kjo është ajo që ka rëndësi. Por edhe sikur të jetë ashtu, merruni more njerëz me gjërat tuaja. Është kaq e shkurtër jeta, kaq e thjeshtë nga një anë po aq sa edhe e vështirë.

Drejt fundit të intervistës, Eneda ndau edhe një mesazh të thjeshtë, por domethënës referuar lumturisë.

Eneda Tarifa: Ai mesazhi që unë dua të përcjell sot në këtë kafe të këndshme mëngjesi këtu me ty, është mos e vrisni mendjen për asgjë, bëni jetën tuaj, rëndësi ka…

Aldo: Po të jeni të lumtur vetë, gjithë bota është e lutmur.

Eneda Tarifa: Të jesh i lumtur se po e menduam ne lumturinë, atë mund ta transmetojmë dhe t’iu japim zemër edhe njerëzve të tjerë që akoma nuk i kanë bërë veprimet e tyre./tvklan.al