Mirashi kërkon pagesën e tij gjatë periudhës së punës si shofer në shoqatën e fëmijëve të ngujuar në Poliçan të Beratit, ndërsa Drita, kujdestare asokohe tregon se as ajo nuk është paguar për punën e saj. Kë fajësojnë ato?

Drita: Për rrogat që kërkon ai, për rrogat që kërkoj unë, për paratë që kanë qenë nga projekti, këtu duhet të ishte Liljana dhe jo unë.

Mirashi: E di që jeni lodhur dhe keni sakrifikuar, por unë kam marrë makinën time, kam qenë me naftën time, 8 milion kam paguar naftë, karburant. Kam marrë 10 milionë lekë kredi për 10 vite dhe kam paguar 18 milionë. Ju na i shlyeni borxhet që kemi marrë.

Drita: Unë nuk marrë marrë para, asnjë lek. Dëgjojo këtu me vëmendje dhe zërin mos ma ngri shumë. Unë do të tregoj të vërtetën ashtu siç është. Gjatë kësaj kohe punuar, në kohën që kanë ardhur ato fëmijë, unë kam fjetur me to në shtrat. Ata nuk zhvisheshin, aq të traumatizuar ishin ata si fëmijë. Rrinin veshur me këpucë. Jam zënë me fëmijët në shtëpi, po unë nga pasioni që kam pasur për profesionin tim kam qëndruar aty. Bëra një mrekulli. Ne gjatë kësaj kohe, as kuzhinier, as pastruese nuk kemi marrë asgjë.

Mirashi: O Drita keni bërë mrekulli, por na keni mashtruar ne o Drita.

Drita: Unë nuk kam parë as para, asnjë gjë prej gjëje. Unë kam  gjithë ato dyqane ku janë marrë ushqime, ilaçe që janë në Poliçan pa paguar. Mua më vjen turp kur dal sepse më duket sikur i kam marrë unë ato lekë kur unë nuk kam parë para me sy.

Eni Çobani: Po mirë, si e keni mbajtur 3 vjet?

Drita: E kemi mbajtur me të lypur./tvklan.al