“Na kishte marrë malli të gjuanim…”, rikthehet jeta e natës




“Na kishte marrë malli të gjuanim…”, rikthehet jeta e natës

20:44 13/05/2022

Pak ditë më parë Komiteti Teknik i Ekspertëve, që menaxhon emergjencën Covid-19, hoqi të gjitha kufizimet për muzikën, oraret e lokaleve dhe jetën e natës.

Emisioni “Stop” ishte në disa nga vendet ku argëtohen të rinjtë. Ata treguan sesi gjuajnë e flirtojnë tani pas pandemisë. Të rinjtë shprehen se mezi e kanë pritur këtë ditë.

“Lavdi Zotin që u hapën”, tha një e re.

“Pasi kam me dalë kam me shku me ndonjë shoqe, me lujt kapi macja miun”, u shpreh një tjetër i ri.

“Më shumë qejf bëhet pa pi. Unë dua të mbaj mend çfarë kam bërë, jo me harru”.  

Një vajzë tregoi se gjëja më e çmendur që kishte bërë pasi kishte dalë nga klub ishte se kishte përqafuar dikë dhe i kishte thënë “o mami”.

“Na kishte marrë malli të gjuajmë tamam si njerëz, pa polici, pa orare. Deri në orën katër tashi”, tha një e re./tvklan.al













Të ngjashme