Nënë e bir janë arrestuar nga Policia e Shkodrës pasi ishin shpallur në kërkim për mashtrim ndaj një 72-vjeçari të cilit i kishin marrë një shumë parash.

E.L. 29 vjeç dhe L.L. 62 vjeçe nga fshati Mali i Jushit në Vaun e Dejës, i kishin marrë 5 milionë Lekë të vjetra 72-vjeçarit J.Q. duke e mashtruar.

Të dy kishin shkuar në banesën e tij me motor dhe ju prezantuan si nënë e bir duke i thënë se kishin pësuar aksident rrugor dhe i duheshin 5 milionë Lekë. Sipas tyre, paratë i duheshin sepse u rrezikohej jeta nga pronari i mjetit, me të cilin ishin përplasur.

Ka qenë vetë 72-vjeçari që i kishte kallëzuar më pas në policia. Hetimet zbuluan mashtrimin dhe ndaj 62-vjeçares ka një dënim me shërbim prove 5 vjet, ndërsa djali i saj është dënuar me 3 vjet burg për mashtrim. Vendimet për nënë e bir janë dhënë më 7 Mars 2022. /tvklan.al