Nacionalistët bullarë protestojnë kundër bazave të NATO-s
Ata i bënë thirrje qeverisë që të dorëhiqet dhe kërkuan që të mos dërgohen më armë në Ukrainë
Mbështetësit e partisë ultra-nacionaliste Vazrazhdane ( Rilindja) u përleshën me policinë bullgare kundër politikave të qeverisë pro-perëndimore.
Qindra protestues që kundërshtojnë mbështetjen për Ukrainën në luftën e saj me Rusinë u mblodhën para ndërtesës së parlamentit duke valëvitur flamujt kombëtarë bullgarë dhe rusë, duke rënë bilbilave dhe duke kërkuar zgjedhje të parakohshme në vendin që ka kaluar pesë zgjedhje në dy vitet e fundit.
Ata i bënë thirrje për dorëheqjen e qeverisë dhe mbylljen e bazave ushtarake të NATO-s. Disa protestues mbanin pankarta ku shkruhej “Jashtë bazat amerikane! Bullgaria është një zonë paqeje”.
Protestuesit brohorisnin “Dorëheqje”, ndërsa policia e pajisur përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën e cila hodhi vezë në ndërtesat qeveritare.
“Askush nuk do i pyet bullgarët se çfarë duan. Bullgarët nuk duan të marrin pjesë në luftën midis Rusisë dhe Ukrainës, ne duam të jemi një vend neutral. Ne bullgarët nuk duam që ajo të eksportojë armë që e nxit luftën edhe më tej.”
Protestuesit përfunduan protestën e tyre përpara një monumenti të ushtrisë sovjetike dhe u përleshën me policinë duke u përpjekur t’i ndalonte ata të afroheshin pranë monumentit.
Klan News