Tenisti spanjoll nuk do të marrë pjesë në turneun e Wimbledon dhe në lojërat Olimpike të Tokios

Rafael Nadal lajmëroi se ai nuk do të marrë pjesë në Wimbeldon dhe në Lojërat Olimpike këtë verë, për të mbrojtur trupin e tij.

Spanjolli kishte mundësinë që të pushonte për vetëm dy javë pasi arriti në gjysmëfinalet e French Open para se të niste kompeticioni i ri, e këto janë të pamjaftueshme.

Kam vendosur që të mos marr pjesë në turneun e Uimbëlldonit dhe në Lojërat Olimpike në Tokio. Ky nuk është një vendim i lehtë për t’u marrë, por pasi dëgjova trupin tim dhe fola me skuadrën time, e kuptova që ishte vendimi i drejtë”.

Edicioni i Wimbledon zhvillohet nga data 28 Qeshor deri në 11 Korrik. Kurse Olimpiada nga 24 deri në 30 Korrik.

Tenisti spanjoll gjithnjë e ka konsideruar të vështirë tranzicionin nga dheu në bar për trupin e tij. Për të, dy javë nga turneu French Open tek ai i Wimbledon janë shumë pak për të qenë gati.

Në gjysmëfinalen kundër Novak Xhokoviç, që më pas triumfoi në French Open, Nadal shfaqi lodhje fizike

Tifozët tani pritet që ta shikojë spanjollin në US Open, ku ai ka një shans të mirë për të fituar titullin Grand Slam të 21-të.

Klan News