Tenisti spanjoll u mund nga kanadezi Denis Shapovalov, pjesëmarrja e spanjollit në French Open në dyshim

Rafael Nadal u eliminua nga turneu i Italian Open, pasi u mund 1-6 7-5 6-2 nga kanadezi Denis Shapo-valov në të 16-at.

21 herë fituesi i Grand Slam-eve e nisi mirë lojën, por në vazhdim pati probleme fizike, të cilat ndikuan në rezultat e po ashtu ngrenë pikëpyetje për performancën e tij, me French Open që po afron.

Turneun francez, spanjolli e ka fituar 13 herë, duke vendosur rekord.  Spanjolli, i cili është përballur me një sërë dëmtimesh gjatë karrierës së tij në më shumë se dy dekada, e dominoi setin e parë.

Por Shapo-valov u përgjigj me energji dhe agresivitet. Ndeshja e luftuar solli më pas një shqetësim në këmbën e majtë, që ndikoi në vazhdim.

“Nuk jam i dëmtuar, jam një lojtar që jetoj me dëmtimin. Kjo është! E nisa ndeshjen duke luajtur shumë më mirë. Edhe praktika, nxemja ishin më mirë se një ditë më para. Pastaj ndodhin të tilla gjëra, edhe ato çfarë ishin pozitive zhduken. Duhet të rikthehem dhe nuk e di nëse duhet pushim ose  praktikë , por unë ende kam një objektiv në një javë dhe do të vazhdoj të ëndërroj për atë objektiv”.

Shapo-valov në çerekfianle kundër norvegjezit Casper Ruud, i cili mundi 6-3 6-4 amerikanin Jenson Brooksby.

Klan News