Në një vendim të minutës së fundit, Rafael Nadal konfirmoi se do të luajë në turneun e Barcelona Open.
Ky do të jetë turneu i parë në dhe të kuq i fituesit të 22 Grand Slameve që nga French Open në 2022.
Nadal nuk ka luajtur që nga Brisbane International në janar për shkak të një dëmtimi dhe më pas iu desh të tërhiqej nga një sërë eventesh si Australian Open, Indian Ëells dhe Monte-Carlo Masters.
“Erdha këtu paksa si me një vendim të minutës së fundit, pasi nuk e dija nëse do të isha në gjendje që të luaja. Nuk e di se çfarë do të ndodhë në të ardhmen, por do të tentoj që t’i jap vetes mundësinë më të mirë. Java e stërvitjes ka qenë pozitive dhe po jetoj me shpresën për të bërë më të mirën. Mund t’ju them vetëm se sot ndihem mjaft mirë që të martën do të jem në fushë dhe kjo do të thotë shumë!”
Ish-numri 1 i botës, ka thënë se pret të tërhiqet pas sezonit 2024, por dëshiron që të luajë në French Open ku ka fituar një rekord prej 14 titujsh.
Por problemet me rekuperimin pas operacionit në ijë kanë shtuar dyshimet se ai do të jetë i aftë që të garojë në nivele të larta.
Klan News