Nadal synon Cincinatti Open





Nadal synon Cincinatti Open

13:50 15/08/2022

Tenisti spanjoll po rikuperohet nga dëmtimi e shpreson që të jetë në turneun në SHBA, pas 1 muaji jashtë

Spanjoll Rafael Nadal shpreson që të marrë pjesë në turneun e Cincinatti Open, që zhvillohet këtë javë, ndërsa ka qenë jashtë fushës së tenisit për më shumë se një muaj.

36-vjeçari ka vuajtur nga një dëmtim në muskujt e barkut.

Ai u detyrua që të tërhiqej nga turneu i Uimbëlldonit për shkak të shqetësimit, ndërsa për mediat shtoi se ende nuk ishte në 100% të formës së tij.

“Është i rrezikshëm si dëmtim sepse në çdo mënyrë ti ushtron shumë trysni në këtë pjesë të trupit, kështu që duhet t’i marr gjërat pak më lehtë, e t’i bëj ashtu siç duhet. Këtë po përpiqem, të mos nxitoj, po shpresoj që të jem gati për të luajtur”.

Tenisti foli edhe për mundësinë për t’u renditur si numri 1 i botës, ndërsa aktualisth mban vendin e tretë në renditjen e përgjithshme.

“Ajo që ka rëndësi për mua, është që të jem i shëndetshëm. Unë dua që të jem në gjendje që të luaj në turne. Nuk ka rëndësi nëse kam shansin që të jem numri 1 ose jo, por sigurisht, jam i lumtur që gjendjen në këtë pozicion të privilegjuar dhe nëse për ndonjë arsye ndodh, atëherë do të isha me të vërtetë i lumtur”.

Gjithashtu Nadal i uroi tenistes Serena Uilliams gjithë të mirat pas vendimit për t’u tërhequr nga tenisi, ndërsa shpreson që ajo të vazhdojë të kontribuojë për këtë sport.

Klan News













Të ngjashme