Rama: Investimi i Shell nga 3 deri ne 7 mld Euro, përfitojnë të gjithë
Kryeministri Rama ka konfirmuar edhe zyrtarisht lajmin se pas një punë 10-vjeçare shpimi në Shpirag nga kompania SHELL, rezerva gjigande e naftës është e një cilësie shumë të lartë. Sipas analizave të bëra në Holandë ajo është e njëjtë me atë premium të Arabisë Saudite. Investimi fillestar nga kompania Shell sipas tij shkon nga 3 – 7 miliardë euro.
“Sipas analizave të bëra në laboratorin e Holandës nafta e zbuluar në zonën e Shpiragut është e të njëjtës cilësi me naftën Premium të Arabisë Saudite. Është 7 miliard euro invesim.”
Taksat që do mblidhen çdo vit nga nxjerrja e naftës në Shpirag qeveria planifikon t’i administrojë nga Fondi Sovran bazuar edhe ne eksperiencen e sukseshme të Norvegjisë ne kete fushe.
“Ne kemi filluar prej rreth nje viti punën për konceptimin dhe rritjen e fondit sovran të Republikës së Shqipërisë. Ne jemi në një proces pune konkrete, të konsultuar me fondin sovran të Norvegjisë, i cili ndryshe quhet fondi i pensioneve të Norvegjisë dhe natyrisht që fondi ynë sovran do të ketë një profil i cili do të integrojë domosdoshmërinë për mbështetjen e pensionistëve dhe për balancimin e gjithë barrës së tmerrshme të trashëguar nga e shkuara me parimin etik që kjo pasuri është qoftë e atyre që jetuan dhe punuan në këtë vend dhe nuk patën pjesën e tyre në të, por qoftë dhe e atyre që lindin sot në këtë vend dhe kanë të drejtën të kenë pjesën e tyre në të.”
Rama tha se përfitimi ekonomik do të ketë impakt pozitiv ne bilancin financiar te Shqipërisë sidomos tek pensionet, sistemi arsimor e shëndetësor.
Perfitimet konkrete nga zbulimi i naftes ne Shpirag i paraqiti zv kryeministrja dhe ministre e energjise Belinda Balluku
“Vetëm modulet e industrisë apo tubat do të importohen. Përsa i përket produktit që është një e ardhur që zgjat nga 25-30 vite në bazë të kontratës, kanë të bëjnë me rentën minerare e cila në Republikën e Shqipërisë ose në rastin e këtyre kontratave është e dakordësuar 10% renta minerare mbi produktin. Ndërkohë tatim-fitimi është në masën 50% i dakordësuar. Nga ana tjetër kemi bonusin e prodhimit që është 250 mijë Dollarë me prodhimin e fuçisë së parë, 750 mijë Dollarë kur prodhimi arrin 15 mijë fuçi, 1.5 milionë Dollarë kur prodhimi arrin 30 mijë fuçi në ditë, ndërkohë që janë dhe të gjitha bonuset e tjera. Ajo çka është më e rëndësishmja për qeverinë është granti i faktorit R që do të aplikohet nga fillimi i kësaj kontrate.
Tashmë është zbuluar se nafta ndodhet në thellësi të sipërfaqes 6 km nën tokë dhe për nxjerrjen e saj do të duhen të hapen mbi 15 puse.
Pasi është mbyllur faza e eksplorimit me 20 Tetor nis faza e testimit në fillim të muajit Janar do të kemi të tjera rezultate nga ky vendburim.
Parashikohet që për këtë projekt të jenë të angazhuar mbi 5 mijë punonjës. Teksa në Shpirag është gjetur një rezervë nafte, kryeministri Edi Rama thotë se paralelisht po vijojnë kërkimet edhe në fushën e Dumresë në Divjakë.
Klan News