Vazhdojnë kërkojnë pagat e prapambetura

Pas shumë protestash naftëtarët e uzinës së përpunimit të naftës në Ballsh, këtë të hënë vendosën të kalojnë në grevë urie. Ka qenë kryetari i sindikatës së naftëtarëve Sokol Dautaj, i cili mori i pari këtë vendim për t’u ndjekur më pas edhe nga 10 naftëtarë të tjerë.

Por edhe pagat nuk ua ka dhënë kompania private me të cilën kanë pasur kontratën në vitet 2015–2016, paratë vazhdojnë t’ia kerkojne shtetit.

Indiferenca  e tyre është tallëse. Nuk u kushtonte gjë atyre të zbrisnin shkallët e ministrisë dhe t’i jepnin zgjidhje naftëtarëve. Kërkojmë lekët, bukën e fëmijëve. Le ta rrëzojnë vendimin e gjykatës, këtu ka vetëm mashtrim. Si i mori lekët kolegu im i ndjerë i punës. Ne nuk duhet të kishim dal në shkurt nga greva e urisë, por premtimet boshe na detyruan sot. Nuk është protestë politike, por ekonomike”, tha Dautaj.

Vetëm i vdekur dal nga këtu…”, shtoi ai. Kjo është greva e dytë që naftëtarët e uzinës së përpunimit të naftës në Ballsh ndërmarrin në më pak se një vit. Shumica ka fituar edhe proceset gjyqesore kundër kompanisë që u largua duke i lënë pa rroga, por deri tani nuk kanë mundur t’i marrin paratë, pasi asnjë përfaqësues i komapanisë nuk gjendet. 

Tv Klan