Najada Çomo: Të shtruarit janë të moshës 40-80 vjeç. Në Shtator mjeke dhe deputete


Najada Çomo: Të shtruarit janë të moshës 40-80 vjeç. Në Shtator mjeke dhe deputete

20:38 18/06/2021

Spitali infektiv do të vijoi të jetë një spital i dedikuar për pacientët me Covid edhe pse të shtruarit zënë vetëm 7.5% të kapacitetit spitalor.

Në një intervistë për Klan news shefja e shërbimti infektiv Najda Çomo, tregon se pavarësisht situatës pozitive, duhet kujdes.

Najada Çomo: Vërtet është pakësuar numri i pacientëve, por nuk jemi drejt zeros dhe respektohet protokolli për të hyrë dhe për të bërë vizitën mjekësore tek pacientët. Janë rreth 9 pacientë të shtrua. Shifrat e ulur nuk flet që ti ke raste më të lehta, shifra e ulët flet që në spital janë ata pacientë që kanë nevojë për të marrë ndihmën mjekësore dhe disa prej tyre janë në gjendje jo të mirë shëndetësore.

Gazetarja: Po grupmosha cila është?

Najada Çomo: Grupmosha është nga 40 deri në moshën 81-vjeçare.

Gazetarja: Sa kohë kanë këta pacientë që gjenden në gjendje në spital, sa është koha e shtrimit të tyre?

Najada Çomo: Një person ka rreth 5 javë i shtruar, natyrisht ka akoma nevojë për asistencën spitalore, ka prej tyre që kanë një gjendje më të rënduar, sesa kjo paciente, që kanë një periudhë rreth dy jave që kanë ardhur dhe një pjesë e tyre janë kandidatë për të dalë nga spitali.

Në zgjedhjet parlamentare te 25 Prillit mjekja infeksioniste Najada Çomo ishte numri dy në listën e Partisë Socialiste, në Shtator ajo pritet se  marri mandatin e deputetit,por çfarë do ndodh me profesionin e saj si mjeke?

“Sikurse e shikoni, unë jam në krye të detyrës si doktoreshë dhe do vazhdoj të jem në krye të detyrës deri tek rasti i fundit me Covid dhe unë nuk kam ndërmend të shkëputem nga profesioni, sigurisht punën e deputetit uroj dhe shpresoj ta bëj me pëpikmëri”, është shprehur Çomo.

Ndër të tjera Çomo tha imunizimi natyral por edhe vaksinimi i qytetarëve do të bëjë që edhe në muajit në vijim situata nga covid 19 në vend të mos rëndohet.

Klan News






Të ngjashme