Namazi i Bajramit falet në xhami

Namazi i Bajramit falet në xhami

19:55 22/05/2020

Ora policore të dielën fillon nga ora 11:00

Qeveria e Maqedonisë së Veriut, pasdite, në një seancë ka vendosur që kufizimi i lëvizjes gjatë fundjavës festive të fillojë të dielën në ora 11:00 dhe të zgjasë deri të martën në ora 05:00 të mëngjesit.

Në pritje të këtij vendimi ka patur debate e përplasje mes krerëve të BFI-së dhe institucioneve të vendit. Kryeministri Spasovski më herët kishte theksuar se askush nuk mund t’i bëjë presione shtetit.

“Vendimet politike nuk janë zgjidhje për problemet shëndetësore, por vendimet e shëndetësisë mund t’i zgjidhin problemet shëndetësore. Shteti është ai që merr vendimet dhe që menaxhon me sistemin në situata të këtilla”, tha Spasovski.

Nga opozita maqedonase ishin shprehur kundër karantinës 58 orëshe të vendit.

“Unë nuk e kam mbështetur as për festën e Pashkëve, nuk e mbështes as tani, vlerësoj se është e tepërt dhe vlerësoj se edhe atëherë edhe tani janë të nevojshme masa më liberale, nuk është e nevojshme qasje e këtillë restriktive”, është shprehur Mickoski.

Gjatë ditës krerët e BFI-së kishin akuzuar Policinë e Shtetit se kanë bërë presione ndaj xhamive me qëllim të anulimit të faljes së Namazit të Fitër Bajramit nëpër Xhami. Këto akuza ishin përgënjeshtruar nga ana e MPB-së. 

Klan Macedonia

Të ngjashme

Grupi

Kallezo