Namik Dokle i përgjigjet akuzave të Pëllumb Çelës (04 Nëntor 1998)

Namik Dokle i përgjigjet akuzave të Pëllumb Çelës (04 Nëntor 1998)

15:06 04/11/1998

Nënkryetari i Parlamentin Namik Dokle në mënyrë publike i përgjigjet nënkryetarit të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve Pëllumb Çela i Partisë Demokratike, ku ky i fundit akuzon kuvendin që po bën propagandë politike për Kushtetutën. Gjatë fjalës së tij , Dokle shprehet :

"Në vend që zoti Çela të përgëzojë  Parlamentin që po e bën këtë proces në transparencë të plotë dhe po ia bën të qartë popullit shqiptar se çfarë do të votojë, ai hidhet degën tjetër duke thënë që po bëhet propagandë. Çdo veprimtari e Parlamentit është e detyrueshme të pasqyrohet në Televizionin Shtetëror ku sigurisht falenderohen dhe televizionet private të cilët tregojnë një interes të jashtëzakonshëm për veprimtarinë e Parlamentit."

Përsa i përket propagandës politike për të cilën e akuzon Partia Demokratike ai e mohon duke shtuar se të shkosh në universitete dhe të flasësh për ligjin themeltar të shtetit nuk mund të quhet kurrsesi propagandë.

Pamje nënkryetari i Kuvendit Namik Dokle intervistë./tvklan.al

Gazetar : Vladimir Lame
Të ngjashme
Kolegji Profesional
AKSHI