Ish – futbollisti i Manchester United, Luis Nani ka mbërritur në Romë për të firmosur kontratën e tij me Lazio. 15 milionë euro i kushton klubit marrëveshja me Valencian. Klubi italian ka postuar në rrjete sociale disa video të mbërritjes së lojtarit të kombëtares së Portugalisë. Nani i është nënshtruar menjëherë vizitave mjekësore të rastit.

Ndërsa në Milano është shfaqur lojtari i Caen, Karamoh për të firmosur një kontratë me Interin. Klubi italian dhe ai francez po këmbejnë dokumentacionin e lojtarit me paratë për vlerën e tij. Pritet që zyrtarizimi të vijë pasi kalimi i lojtarit t’i komunikohet FIFA-s. Mbërritja e tij tek Inter erdhi pasi dështoi operacioni Shkodran Mustafi.

Ndërkaq Barcelona bën orvatjen e fundit për të bindur Juventusin të shesë Paulo Dybala, duke ofruar 160 milionë euro. Raportohet se klubi italian ka refuzuar, por deri në sekondat e fundit gjithçka mund të ndodhë.

Pasi u paguan 222 milionë euro për Neymar, lojtarët kanë nisur të bëjnë edhe shaka mbë këtë fakt. Eden Hazard, gjatë një interviste, ka deklaruar se nuk e ka të qartë se sa është vlera e tij, por ndoshta mund të jetë 300 milionë euro. Megjithatë, mesfushori i Chelsea ka vlerësuar brazilianin si një prej lojtarëve më të mirë në botë.

Tv Klan