Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Kreu socialist Fatos Nano dhe kreu demokrat Sali Berisha janë kthyer sot në atdhe nga Viena me të njëjtin avion. Nga pohimet e pasagjerëve të avionit “Austria Airlines”, Nano e Berisha ishin ulur jo larg njëri-tjetrit, por pa shkëmbyer ndonjë fjalë gjatë rrugës. Nano e Berisha megjithëse në një avion gjatë kthimit për në atdhe nuk kanë shkëmbyer as vështrimin e jo më fjalët.

Të dy kundërshtarët politikë si Nano ashtu dhe Berisha pritet që të japin versionet e tyre zyrtare në lidhje me skandalin e thesarit. Opozita tashmë është hedhur në sulm ndaj Nanos pasi sipas saj me një vendim të kabinentit të tij, objekti i thesarit është hequr nga lista e objekteve të rëndësisë së veçantë.

Ky deklarim është hedhur posht nga ish-ministri i Financave Arben Malaj, i cili shtoi se objekti i thesarit ka qenë dhe vazhdon të jetë objekt i rëndësisë së veçantë. Gjithësesi selia rozë dhe selia blu tani duket se nuk do të presin ecurinë e hetimeve por do të sulmojnë dhe do të mbrohen politikisht./tvklan.al

Gazetare – Mimoza Picari