Analisti Mustafa Nano mendon se opozita e ka ndryshuar gjuhën, megjithëse akoma nuk arrijnë ta thonë hapur. Sipas tij kjo vihet re në retorikën e liderëve të opozitës.

Blendi Fevziu: Nano, midis protestave deri në rrëzim të Ramës, ose mundësisë për tu ulur Kryemadhi nuk e përjashtoi në fillim, por ndërroi në fund…

Mustafa Nano: Nuk e di, nëse mund ta vëmë re, ka ndryshuar pak gjuha e opozitës. Akoma nuk e arrijnë ta thonë troç se kanë ndryshuar pak mendje dhe po tentojnë drejt një strategjie të negociatave, por midis rreshtash lexohet një farë tërheqjeje.

Blendi Fevziu: Çfarë duhet bërë sipas teje?

Mustafa Nano: Këtu duhen bërë dy gjëra, duhet ulur në negociata dhe duhet shpallur zgjedhjet e parakohshme në një datë më të afërt të mundshme.

Në lidhje me ndryshimin e sistemit, por me të njëjtët aktorë, Nano thotë se nuk e ngrohin shumë kauzat e drejta që bëhen nga njerëz të gabuar.

Mustafa Nano: Sistemi edhe mund të ndërrohet, por mua nuk do më pëlqente shumë. Që këta që kanë provokuar këto 3 dekada të vështira për kombin, nuk ka kuptim që këta të bëjnë diçka kaq të rëndësishme si zgjedhjet e lira…Për mua nuk ka shumë kuptim të shikoj Monika Kryemadhin që të flasë kundër Korrupsionit, apo Edi Ramën, apo të shoqin e Monikës, apo Saliun. Këtë duhet të na e kursejnë. Këta po ashtu nuk ka shumë kuptim të na flasin për respektin ndaj votës së lirë./tvklan.al